Paradoksi me Myrto Uzunin, në Kombëtare del nga roli

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 25, 2020 | 11:31

Paradoksi me Myrto Uzunin, në Kombëtare del nga roli

Myrto Uzuni është një ndër lojtarët më premtues të Kombëtares shqiptare, por në skemat e Edi Rejës beratasi vuan shpeshherë.

Uzuni

Me përjashtim të ndeshjes miqësore kundër Kosovës, ku luajti si sulmues i deklaruar dhe regjistroi një gol dhe një asist, në ndeshjet e tjera 25-vjeçari ose ka luajtur pak, ose nuk ka dhënë më të mirën e tij.

Kur vendoset të luajë në krah dhe i kërkojnë që njëkohësisht të mbrojë e të sulmojë, atëherë ai nuk jep më të mirën. E kundërta ndodh kur luan më pranë portës dhe këtë e ka treguar gjatë viteve të fundit me klubet ku ka luajtur.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"