Paradoksi i jetës/ Në Spanjë duan “kokën” e tij pas gafës, në Angli do bëhet më i paguari në planet

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 19, 2018 | 16:34

Paradoksi i jetës/ Në Spanjë duan “kokën” e tij pas gafës, në Angli do bëhet më i paguari në planet

Gafa e tij ndaj Portugalisë është ende një temë e nxehtë debati në Spanjë, por nga Anglia, kanë të tjera plane për David De Gean. Siç mësohet, Mançester Junajtid është gati t’i ofrojë rinovimin e jetës gardianit spanjoll, me një pagë faraonike.

de gea

21 milionë euro parashikohet të jetë kontrata e re për De Gean, për 5 sezonet e ardhshme. Edhe pse Reali e kërkonte me ngulm, Murinjo duket se ka qenë vendimtar në këtë rinovim. Marrëveshja mes palëve është arritur që në muajin prill, po zyrtarizimi do të vijë në përfundim të Botërorit. Ndërkohë, është trajneri i Spanjës që ka thënë se De Gea do të jetë sërish titullar, edhe pse nga Spanja kërkojnë që ai të ulet në stol pas atij gabimi.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"