“Paradoksi” i Hazard: Jam rritur me mitin e Francës, më shumë francez se…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 8, 2018 | 21:42

“Paradoksi” i Hazard: Jam rritur me mitin e Francës, më shumë francez se…

Belgjika do të luajë një ndeshje shumë të vështirë përballë Francës të martën më 10 korrik. Ndeshja pritet të jetë shumë e fortë pas të dyja ekipet kanë treguar se mund të krijojnë dhe të mundin ekipe të mëdha.

396368_TS_08-07-18_9144673173_

Ndërkohë para ndeshjes me Francën ka folur dhe “ylli” belg Eden Hazard. Ai ka folur në lidhje me një foto ku shihet me dy vëllezërit e tij me bluzën e Zidan kur kanë qenë të vegjël.

hazard

“Për disa vite kemi qenë të gjithë më shumë “francezë” se sa tifozë të Belgjikës. Kjo sepse jemi rritur me mitin e Francës kampione bote në 1998”, sqaroi ylli i Çelsit ku edhe foli për marrëdhënien e tij me shokun e tij, N’Golo Kante’: “Luaj gjatë të gjithë vitit me Kante dhe mund të them se ai është futbollisti më i mirë në botë në rolin e tij”. Kjo deklaratë e Hazard vjen si përgjigje ndaj Kasemiros, i cili kishte deklaruar se Serxhio Busqets ishte mesfushori më i fortë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"