Paradoksi te Partizani, Asani shënoi në ndeshje jubilare, por rrezikon të largohet me parametra zero…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 19, 2021 | 10:08

Paradoksi te Partizani, Asani shënoi në ndeshje jubilare, por rrezikon të largohet me parametra zero…

Jasir Asani luajti sfidën e 100-të me fanellën e Partizanit. Futbollisti 25-vjeçar e festoi më së miri këtë ndeshje jubilare me “demat”, duke gjetur rrugën e rrjetës ndaj Kastriotit, takim ky i vlefshëm për javën e 28-të të Kategorisë Superiore.

Jasir Asani Partizani

Asani është një titullar i padiskutueshëm te Partizanit, teksa në minutën e 85-të, vulosi shifrat 3-1 ndaj krutanëve, duke u siguruar 3 pikë të arta të kuqve. Futbollisti nga Shkupi, iu bashkua “demave” në sezonin 2017- 2018, teksa menjëherë u shndërrua në një lojtar mjaft të rëndësishëm te kjo skuadër, duke dhënë kontributin e tij të çmuar me asiste dhe gola.

PARADOKSI – Këtë sezon, Asani është golashënuesi më i mirë i “demave”, me 7 gola. Gjithashtu, mëngjarashi i sulmit është një ndër lojtarët më të mirë në Superiore, por Partizani, mund ta humbasë me parametra zero. Rinovimi i kontratës duket larg dhe me Asanin që ka disa oferta në tavolinë, Partizani mund të mbetet pa asnjë kacidhe në fund të sezonit, si dhe do të humbiste një ndër lojtarët më të talentuar të viteve të fundit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"