Paradokse shqiptare, Tërbuni s’ka para për të fjetur në… Pukë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 12, 2017 | 11:50

Paradokse shqiptare, Tërbuni s’ka para për të fjetur në… Pukë

Çuditë shqiptare nuk kanë fund në futbollin shqiptar. Paradoksi i radhës vjen nga Puka. Dje u luajt sfida e javës së 15-të të kampionatit në Grupin A, ku Tërbuni priti në fushën e vet Besën.

Terboni 2016

Por ajo që e bën komike të gjithë takimin e djeshëm është fakti se si kanë udhëtuar të dyja skuadrat për këtë sfidë. Tërbuni, që është skuadër e Pukës dhe stërvitet në Tiranë, ka udhëtuar pikërisht ditën e ndeshjes nga kryeqyteti drejt qytetit verior, një rrugë e gjatë që zgjat rreth pesë orë. Ndërsa Besa ishte akomoduar në hotelin e Pukës që një ditë përpara sfidës për të qenë gati për ndeshjen.

Lodhjen nga udhëtimi e pranoi edhe trajneri i kësaj skuadre, Kreshnik Krepi. “Dëshira ime ishte të merrnim tri pikë në këtë përballje. Ishte sfida ime e parë që drejtoj skuadrën. U mërzita kur në minutën e 8-të kishim mundësinë të shënonim me 11-metërsh dhe futbollisti Vecaj nuk arriti të kalonte Tërbunin në avantazh.

Gjatë 60 minutave ne ishim më mirë se kundërshtari, por fati nuk na buzëqeshi duke na munguar goli. Disa lojtarë në minutat e fundit treguan shenja lodhjeje dhe nuk më erdhi mirë”.

Ditmir Pema

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"