“Para një jave e dini të gjithë se ç’ndodhi”, Mançini “zgjon” memorien e tifozëve të Italisë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 18, 2021 | 21:02

“Para një jave e dini të gjithë se ç’ndodhi”, Mançini “zgjon” memorien e tifozëve të Italisë

Një javë më parë Italia triumfoi në finalen e Kampionatit Europian duke mundur me penallti Anglinë për tu kurorëzuar kampione.

mancini

Por, trajneri Roberto Mançini ka menduar të ngacmojë tifozët “axurrë” duke u kujtuar se para një javë në këtë orar Italia zbriti në fushë për të triumfuar ndaj anglezëve.

“Para 7 ditësh në këtë orë filluam një sfidë të madhe, të fundit në EURO 2020, në finale kundër Anglisë.

Të gjithë e dinë se si përfundoi. Ato që të gjithë nuk dinë, janë në prapaskenë”, shkroi Mançini në “Twitter” duke zgjuar memorien e “axurrëve”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"