Paqja me priftin nuk mjafton. Janina largon Lilën, e presin në Azerbajxhan

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 14, 2017 | 23:12

Paqja me priftin nuk mjafton. Janina largon Lilën, e presin në Azerbajxhan

Pas gjashtë vitesh, aventura e Andi Lilës në kampionatin grek është drejt fundit.

Mesfushori i Kombëtares sipas të gjitha gjasave do t’i thotë lamtumirë PAS Janinës në përfundim të këtij sezoni.

Andi Lila Janina

Lajmin e bëjnë të ditur mediat në vendin fqinj, sipas të cilave klubi nuk ka ndërmend t’i ofrojë një kontratë të re pas skadimit të aktuales në fund të këtij sezoni.

Gjithnjë referuar informacioneve nga Greqia, një ndër arsyet e këtij vendimi të PAS Janinës janë problemet që ka shkaktuar lojtari së fundmi. Vetëm pak javë më parë 31-vjeçari nga Kavaja turbulloi ujërat pas një videoje të publikuar në “Facebook” ku ai shihej duke tallur një prift ortodoks. Ai bëri paqe me klerikun në fjalë, por me sa duket kjo nuk do të kalojë pa pasoja.

Megjithatë, Lila duket se e ka rregulluar të ardhmen, të paktën sipas mediave greke. Edhe pse nuk përmendet ndonjë emër konkret klubi, mësohet se mesfushori do ta vazhdojë karrierën në Azerbajxhan.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"