“Paqe” në supersfidën Prishtina-Ballkani, skuadra e Mezanit “poker” në transfertë. Ja rezultatet dhe renditja e Superligës Kosovare

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 29, 2020 | 19:35

“Paqe” në supersfidën Prishtina-Ballkani, skuadra e Mezanit “poker” në transfertë. Ja rezultatet dhe renditja e Superligës Kosovare

U luajtën sot 4 sfidat e vlefshme për javën e 20-të të Superligës së Kosovës, ku nuk munguar rezultatet surprizë. Gjilani i Gentjan Mezanit, triumfoi me rezultatin 0-4 në transfertë ndaj Dukagjinit. Të 4-t golat u realizuan nga 4 ish-futbollistët e Kategorisë Superiore në sezonet e shkuara. Bëhet fjalë për Bushiç, Plakun, Franc Veliun dhe Gerhard Prognin.

87836108_491275165086830_8118456021665447936_n-696x392

Vëmendja më e madhe ishte padyshim te kryendeshja mes Prishtinës dhe Ballkanit që përfundoi në barazim pa gola. Ndërkohë që në 2 sfidat e tjera, Ferizaj dhe Feronikeli triumfuan në shtëpi me rezultatin e pastër 2-0.

Pas përfundimit të javës së 20-të, Ballkani kryeson me 41 pikë, 1 më shumë se Drita e vendit të dytë. Ndërkohë që tabela mbyllet nga Dukagjini, i cili ka siguruar vetëm 9 pikë.

Rezultatet e javës së 20-të:

SOT

Dukagjini-Gjilani        0-4

Ferizaj-Llapi                 2-0

Feronikeli-Trepça’89 2-0

Prishtina-Ballkani        0-0

tabela-20

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"