“Paqe” në ndeshjen Turbina-Besa/ Allamani: “Nuk shënojmë dot”. Mërgjyshi: “U ngutëm në sulm”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 4, 2021 | 22:27


“Paqe” në ndeshjen Turbina-Besa/ Allamani: “Nuk shënojmë dot”. Mërgjyshi: “U ngutëm në sulm”

Alfred Allamani e quan të pranueshëm barazimin, por “qan” ende rastet e shpërdoruara. “Bëmë një pjesë të parë mjaft të mirë, ndërsa në të dytë e ulëm disi tempin.

allamani

Na mungon shumë njeriu gol. Krijojmë volum loje, por nuk shënojmë dot. Më vjen keq që lamë dy pikë, megjithatë duhet ta pranojmë edhe barazimin. Për sa i përket takimit me Egnatias, do luftojmë fort për një rezultat pozitiv”, tha trajneri i Turbinës .

Artan Mërgjyshi e ka me sulmin. Trajneri evidenton se lojtarët krijuan, por u ngutën para portës kundërshtare.

Mergjyshi Besa

“Luajtëm mirë sidomos në pjesën e dytë, ku patëm raste të shumta. Duhet të kishim fituar këtë takim, por u ngutëm përpara portës. Do vazhdojmë me këtë ritëm dhe nuk do të dorëzohemi deri në fund. Do vazhdojmë t’i ndjekim deri sa t’i arrijmë rrogozhinasit”, përfundoi tekniku i Besës.

PANORAMASPORT.AL




Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama Sport" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA SPORT: https://www.facebook.com/groups/sportionline/