“Paqe” në derbin Lenjani-Ajeti, Bazeli ngec në shtëpi me Xhakën qendërmbrojtës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 21, 2018 | 18:00

“Paqe” në derbin Lenjani-Ajeti, Bazeli ngec në shtëpi me Xhakën qendërmbrojtës

U luajtën ditën e sotme 3 takimet e vlefshëm për javën e 11-të të Superligës zvicriane, ku prezenca e futbollistëve shqiptarë është me shumicë.

sion-vs-grasshoppers-en-vivo-online-con-jean-pierre-rhyner-por-la-liga-de-suiza-679420

Barazim pa gola në “derbin” mes Lenjanit dhe Ajetit. Të dy futbollistët u aktivizuan si titullarë në skuadrat e tyre respektive, teksa rezultati i shkoi më shumë përshtat Grasshopersit, pasi luante në transfertë përballë Sionit.Për sa i përket futbollistit tjetër shqiptar, Bujar Lika, ai e ndoqi ndeshjen nga stoli dhe nuk u preferua nga trajneri i Grasshopers.

Bazeli i Taultan Xhakës ka zhgënjyer në shtëpi, teksa nuk ka shkuar më shumë se barazimi ndaj Ksamaks. Xhaka u aktivizua në këtë përballje si qendërmbrojtës, për shkak të mungesave të shumta.

Ajeti

Albian Ajeti kaloi në avantazh Bazelin në minutën e 40-të, ndërkohë që miqtë barazuan me Nucolon në të 52-tën. Sfida tjetër mes Luganos dhe Zyrihut përfundoi me rezultatin 3-1 në favor të vendasve.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"