Paqartësia për fillimin e kampionatit, tifozët e Devollit e humbin durimin për futboll

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 25, 2020 | 18:54

Paqartësia për fillimin e kampionatit, tifozët e Devollit e humbin durimin për futboll

Paqartësia në lidhje me datën e fillimit të kampionatit bëri që Devolli të mos e zhvillonte takimin testues me Partizanin këtë fundjavë.

Devolli-Vllaznia

Trajneri Meraku do ta testojë skuadrën brenda grupit, por ajo që vihet re ka të bëjë me faktin se tifozëve po u humbet durimi me zvarritjen e kampionatit.

Ata presin që gara të nisë sa më parë dhe Devolli të kthehet shpejt aty ku ishte një sezon më parë, në Kategorinë e Parë. Javën e parë Devolli do të presë në shtëpi Tepelenën, ku trepikëshi është detyrim për objektivin sezonal sepse një nisje e mbarë do të ishte motivuese për ekipin për më tej.

THANAS GJATA

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"