Paqartësi për të ardhmen e Kutinjos, Rumenige: Ka diçka që e pengon të arrijë maksimumin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 24, 2020 | 17:02

Paqartësi për të ardhmen e Kutinjos, Rumenige: Ka diçka që e pengon të arrijë maksimumin

CEO-ja i Bajern Myniut, Karl-Henz Rumenige nuk është shumë i kënaqur me performancën e brazilianit Filipe Kutinjo, gjë e cila vë në dyshim të ardhmen e tij duke qenë se është në huazim me të drejtë blerje në fund të sezonit nga Barcelona.coutinhocropped_1pejmscezp212kb7q5n02dj1

Sipas Rumenige, ka diçka që po e pengon 27-vjeçarin të performojë në nivelin e tij më të mirë, sipas “Sport Bild”: “Ka luajtur mirë në disa ndeshje. Nganjëherë të jep përshtypjen se nuk është përshtatur.

Të gjithë përpiqen ta ndihmojnë. Shpresojmë të kthehet në faktor të rëndësishëm në javët e ardhshme që janë tepër deçizive,” deklaroi Rumenige.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"