“Papritur mësova se nuk do të luaja”, kapiteni i Devollit tregon debatin me trajnerin Fetollari

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 18, 2020 | 17:02

“Papritur mësova se nuk do të luaja”, kapiteni i Devollit tregon debatin me trajnerin Fetollari

Drejtuesit e Devollit kanë pezulluar 5 lojtarë vendës pas humbjes në Bilisht me Ilirinë, mes të cilëve edhe kapitenin e skuadrës, Mateo Përe. Për gazetën “Panorama Sport”, mbrojtësi 26-vjeçar flet për këtë çështje, duke sqaruar gjithçka ka ndodhur gjatë analizës:

Pere

“Një orë para ndeshjes me Ilirinë mësova se nuk isha në formacion dhe në analizë kërkova shpjegime nga trajneri për këtë çështje. Nuk është e drejtë të trajtohet kështu kapiteni i skuadrës dhe nëse ka diçka, të paktën duhet komunikuar. Më pas drejtuesit na thanë se ishim pezulluar. Vinim pas barazimit në transfertë me Shënkollin, ku bëmë një ndeshje të mirë, luftuam fort ndaj një ekipi që kërkon mbijetesën dhe morëm pikë.

Fetollari

Pastaj papritur mëson se nuk do të luash. Kemi debatuar me trajnerin për këtë çështje gjatë analizës. Edhe disa shokë të skuadrës e quajtën të padrejtë këtë qëndrim ndaj meje, madje Nallbati i tha trajnerit Fetollari se nuk është mirë kështu”, deklaron Përe për gazetën. Gjithsesi, kjo çështje duket se do të mbyllet shpejt te Devolli, pasi të 5-të lojtarët, Përe, Nallbati, Fifo, Mulla dhe Çuko, pritet të bashkohen me grupin para ndeshjes me Elbasanin në fundjavë.

F.RUPI – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"