Paolo Maldini bën analizën e sezonit: Unë dhe Ibra pjesë e projektit, do kisha ikur nëse…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 3, 2020 | 17:49

Paolo Maldini bën analizën e sezonit: Unë dhe Ibra pjesë e projektit, do kisha ikur nëse…

Nuk është ende zyrtare, por shanset që Paolo Maldini të mos jetë pjesë e bordit drejtues të Milanit në sezonin e ri janë të pakta. Kjo duket qartë edhe në intervistën që ka dhënë ditën e djeshme për “Sky Sport 24”. Duke nisur nga Ibra e deri te merkatoja, drejtori teknik i “Djallit” ka analizuar punën që do t’i duhet të bëjë në javët ne vijim, teksa njëkohësisht ka komentuar ecurinë e kuqezinjve në sezonin që sapo u mbyll.mALDINI

Sa e ndërlikuar ka qenë periudha e fundit për ju?

Kur ke një detyrë drejtuesi, duhet të përshtatësh karakterin me nevojat e rolit që ke marrë përsipër të mbulosh. Sipas mendimit tim, durimi është thelbi i futbollit. Të gjithë presin rezultate, e sidomos kur je te Milani e unë kisha vënë re se rritja jonë kishte nisur kohë përpara se kampionati të ndalej për shkak të pandemisë. Periudha e izolimit mbase ndihmoi që disa futbollistë të çelnin.

Ku mendoni se janë nevojat më të mëdha?

Cilësia, në çdo aspekt dhe formë të saj. Është ajo që të jep rezultatet, madje edhe në afate më të shkurtra. Te Milani kemi një fanellë me peshë, ndaj lojtarët i gjykojmë edhe nga personaliteti përveç se nga karakteristikat teknike.

Nga fjalët tuaja duket se do të vazhdoni të jeni pjesë e ekipit drejtues…

Një nga kushtet për të qenë pjesë e një grupi pune është besimi i përbashkët tek i njëjti projekt. Te Milani kjo ekziston, përndryshe unë nuk do të isha këtu sot.

Çfarë prisni nga sezoni i ri?

Personalisht, besoj se ne kemi krijuar diçka këtë sezon. E kam thënë edhe më parë, vazhdimësia në punë është aspekt i rëndësishëm për vazhdimësinë e rezultateve edhe në fushë. Uroj që të ruajmë këtë ritëm e të vazhdojmë të rritemi mbi themelet që hodhëm në sezonin e fundit.

ibra kjaer

Duke nisur nga Ibrahimoviçi?

Zlatani është pjesë e këtij projekti për të cilin po flas. E di që bisedimet nuk do të jenë të lehtë, por ne si klub kemi qëllimin dhe dëshirën që të vijojmë bashkëpunimin me të.

A i nevojitet Milanit një tjetër sulmues?

Me Ibrën jemi të plotësuar sepse përveç tij kemi në organikë edhe Leaon e Rebiçin. Në grup ka edhe lojtarë të tjerë të rinj të cilët duke punuar krah Zlatanit mund të rriten shumë. Për momentin kjo është edhe ideja jonë kryesore.

Thuhet se jeni shumë pranë firmës me Orienë, e vërtetë?

E pranoj se kemi biseduar me menaxherin e tij, por kjo ndodhte një vit më parë. Tani do të shohim se çfarë do të ndodhë. Kemi tri javë kohë për të punuar me merkaton dhe afrimet…

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"