PAOK-u nuk i besoi më, Kaçen e kontakton klubi i njohur grek

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 30, 2020 | 23:20

PAOK-u nuk i besoi më, Kaçen e kontakton klubi i njohur grek

Futbollisti i Shqipërisë Ergys Kaçe mund të luajë me ekipin e Arisit të Selanikut. Mesfushori 27-vjeçar kërkohet nga klubi helen pasi PAOK-u mbylli bashëkpunimin me të.
Ergys-Kace
Media greke “Sport24.gr” shkruan se menaxherët e Arisit po diskutojnë me Kaçen mundësinë që  lojtari të përfaqësojë skuadrën e tyre.

Kaçe luajti sezonin e kaluar si i huazuar te Larisa duke asistuar 3 gola në 20 ndeshje. Prej vitesh, ai nuk po gjen hapësira të mjaftueshme te PAOK-u duke u detyruar të huazohet në klube të ndryshme.
Nëse do të firmoste me Arisin, mesfushori me tipare do të mund të rifitonte besimin dhe reputacionin edhe të trajnerit të Shqipërisë Edi Reja.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"