“I djeg se e shkarkuan”, De Biazi “shuplakë” Panuçit: E ka kujtesën e shkurtër, kthehem vullnetarisht te Shqipëria nëse …

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 8, 2020 | 0:13

“I djeg se e shkarkuan”, De Biazi “shuplakë” Panuçit: E ka kujtesën e shkurtër, kthehem vullnetarisht te Shqipëria nëse …

Xhani De Biazi bëri historinë me Kombëtaren shqiptare, ku bëri një arritje shumë të madhe, siç ishte edhe kualifikimi në Europianin e Francës.Gianni+De+Biasi+Albania+v+Switzerland+Group+JCRLmXj3RFUl

Trajneri italian në një prononcim të dhënë së fundmi është shprehur se kur Panuçi mori drejtimin e Shqipërisë, ai i dha disa këshilla, por thotë se  vazhdoi me kokën e tij. Gjithashtu De Biazi tha se Kombëtarja është në duar të sigurta me Rejën, por shprehet se do të kthehej me gjithë qejf në rast largimi të trajnerit aktual.

“Jemi të mbyllur, për fat të mirë numri i vdekjeve është në rënie. Do shpresoja që kjo të nddhte më parë.

30 mjekë nga Shqipëria për Italinë? Mu bë shumë qejfi dhe u ndjeva krenar. Italia po kalon një situatë të vështirë. Prisja ndihmë nga shumë shtete të tjera dhe ajo na erdhi nga Shqipëria. Kjo tregoi edhe njëherë për lidhjen mes nesh.

Intervista e Panuçit se e krijoi grupin te Kombëtarja dhe Reja e mori të gatshëm? Nuk dua të hy në polemika të kota dhe të pavlefshme. Panuçi ka pasur edhe diçka që mua nuk më ka pëlqyer në të kaluarën, kur tha se e ngjiti kombëtaren më lart se mua, ndërkohë që e çoi nga vendi i 3-të në të 4-t. Ai ka kujtesën e shkurtër, më vjen keq që iku pas një ndeshje të kualifikuesve dhe kjo është ajo që i djeg nga aspekti profesional, ky është shpjegimi i vetëm.

Po unë para pandemisë, isha shumë afër një kombëtareje. Situata që jemi ndaloi gjithçka dhe shpresoj që më vonë të mos kenë ndryshuar mendje.

Kumbulla? Ide e mirë për të qëndruar te Verona. Patjetër që është një lojtar shumë i mirë. E kam piksur që para 5 vitesh kur ishte me Bushin. Tani ka shpërthyer duke treguar paraqitje shumë të mira dhe Reja është me fat që e ka atë në urdhrat e tij.cristian-panucci-giani-de-biasi

Rikthim te Shqipëria? Për momentin Shqipëria nën drejtimin e Rejës është në duar të sigurta. Ndoshta në të ardhmen kur të largohet Reja unë do të kthehesha me gjithë qejf vullnetarisht.

Në momentin e parë kur erdhi Panuçi, unë u përpoqa t’i jepja këshilla nga eksperienca, duke i dhënë këshilla, pas periudhës së kaluar me Kombëtaren. Pashë se pas 2 muajve ai vazhdoi me kokën e tij. Ku gaboi Panuçi? Nuk e di ku ka gabuar, ai bëri punën e tij.

Rifillimi i stërvitjeve? Është e kuptueshme se Lotito dëshiron të fillojë stërvitja sepse Lacio po bënte një sezon shumë të mirë. Megjithatë nuk është kjo gjëja më e rëndësishme, pasi jeta është mbi gjithçka.”, u shpreh De Biasi për “Supersport”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"