Panuçi “vë bast” për Realin në finale: Shqiptarët janë njerëz…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 11, 2018 | 22:50

Panuçi “vë bast” për Realin në finale: Shqiptarët janë njerëz…

Panuçi ka folur nga italia për aktualitetin e kombëtares dhe futbollit në përgjithësi. Ai ka dhënë një koment për vendin ku punon, Shqipërinë, dhe gjithashtu për ekipin që ka në dispozicion. Trajneri kombëtares sonë komenton edhe finalen e Ligës së kampionëve dhe ndeshjen e rëndësishme Roma- Juventus.

Panuci
Për kombëtaren: “Punoj në një federatë serioze dhe kam një ekip të mirë. Kualifikueset për në Euoropian janë shumë të forta por ne mund t’ia dalim. Jam I lumtur që punoj në Shqipëri dhe kam një mardhënie të mirë me presidentin dhe grupin e punës, gjithçka funksionon.”

Për Stolin e Italisë:  “Nëse merr Mançinin, Italia do të bëj një zgjedhje të mirë. Është një trajner me eksperiencë. Ai ka bërë mirë kudo ku ka shkuar dhe e njeh mirë kampionatin Italian.”

panuci
Roma-Juventus: “Pres një ndeshje të fortë. Juventus do të mbyll llogaritë me kampionatin dhe Roma të ruaje ecurinë pozitive. Do të jetë ndeshje për tu ndjekur. “

Finalja e Ligës së Kampionëve: “Unë preferoj ta fitoj Reali. Nëse bën një gabim kundër Liverpul ata ndëshkojnë më kundërsulm. Reali nuk duhet ti lë hapësira.”

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"