Panuçi vazhdon përforcimin e Kombëtares, edhe dy afrime të reja te Shqipëria

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 16, 2018 | 19:59

Panuçi vazhdon përforcimin e Kombëtares, edhe dy afrime të reja te Shqipëria

Trajneri Kristian Panuçi i Kombëtares Shqiptare, ka marrë dy mjekë të rinj në stafin e ekipit përfaqësues. Bëhet fjalë për Biaxho e Lorenco Moreti, babë e bir, të dy ekspertë ortopedikë në dëmtimet e sportistëve.

biaxho moreti lorenco moreti mjeket kombetarja

Të dy, vijnë nga ekipi i Barit, dhe e kishin mbyllur punën me klubin që pak kohë më parë shpalli edhe falimentin, dhe kalimin tek Shqipëria e konfirmojnë mediat pranë klubit të Barit. Biaxho Moreti është profesor i katedrës së traumatologjisë ortopedike dhe kreu i klinikës ortopedike të Poliklinikës së Barit, ndërsa i biri, Lorenco Moreti, është një drejtues i nivelit të parë mjekësor përgjegjës për klinikën e traumatologjisë sportive.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"