Panuçi: U mbylla në dhomë me Xhakën dhe u pamë sy më sy, u binda që nuk më tradhton

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 10, 2017 | 17:40

Panuçi: U mbylla në dhomë me Xhakën dhe u pamë sy më sy, u binda që nuk më tradhton

Taulant Xhaka u kthye në një “çështje” te Kombëtarja shqiptare, për shkak të “internimit” nga ish-trajneri De Biazi dhe incidentit të ndodhur me Panuçin kur shkoi për ta takuar në Zvicër. U duk sikur mesfushori nuk do të thirrej me ekipin as nga trajneri i ri, por me sa duket gjërat tani janë sheshuar dhe mes Xhakës dhe Panuçit ekzistojnë marrëdhënie shumë të ngrohta.

Panuci

Në konferencën për shtyp të ditës së sotme, tekniku italian vlerësoi pozitivisht mesfushorin 26 vjeçar që aktivizohet në radhët e Bazelit, pavarësisht se i kishin përshkruar si një personazh jo të mirë.

“Edhe këtu nuk më thanë fjalë të mira për Xhakën, por është profesionist serioz. Me Xhakën jemi mbyllur në të njëjtën dhomë. Jemi parë sy më sy dhe u binda që ai nuk më tradhton, nëse e bën mbetet jashtë. Të gjithë më thoshin “Jo, ka një kokë”. Më erdhi keq që nuk e futa kundër Italisë, por para se të vendos për lojtarët do të më duhet t’i njoh”, u shpreh Panuçi, teksa e paralelizoi me rastin Manaj të cilin e vlerësoi për gjuajtjet, por që theksoi se i duhet parë edhe “koka”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"