Panuçi studion një lojtar shqiptar, e fejuara “ankohet” për…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 6, 2017 | 19:47

Panuçi studion një lojtar shqiptar, e fejuara “ankohet” për…

Trajneri i Kombëtares shqiptare ka qenë dje në Francë për të ndjekur nga afër mbrojtësin 25-vjeçar, Ivan Balliu. Prej kohësh Kristian Panuçi ka nisur një tur vëzhgimi për disa nga lojtarët aktualë, por edhe për të rinj që mund t’i afrohen përfaqësueses.

Panuci dhe Bulku

 

Ai ka qenë dje i pranishëm në stadiumin e Metzit ku Balliu ka luajtur si titullar në ndeshjen Metz-Guingamp 1-3. Së bashku me Panuçin ka qenë edhe bashkëshortja e tij bukuroshe, Samanta Tonji, e cila ka postuar edhe një foto nga stadiumi.

Panuci

E megjithatë, jo gjithçka ka shkuar sipas planeve të partneres bukuroshe të trajnerit, pasi siç “ankohet” edhe vetë ajo, dje në atë zonë të Francës kanë qenë temperatura të ulëta.

Panuci me nusen

“Lajmi në këtë moment është që këtu (në stadiumin francez) bën freskët dhe duhet shalli dhe një bluzë”, është postimi i Tonjit në “Instagram”. Por me siguri prania e Panuçit në krah e ka ngrohur balerinën dhe drejtuesen televizive italiane…

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"