Panuçi rrëfen gabimin e karrierës: Atëherë isha i bindur, por tani pendohem për atë budallallëk

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 17, 2018 | 14:01

Panuçi rrëfen gabimin e karrierës: Atëherë isha i bindur, por tani pendohem për atë budallallëk

Kristian Panuçi, trajneri i Kombëtares shqiptare, ka rrëfyer për spanjollen “El Partadizo”, një nga gabimet më të mëdha të karrierës së tij, por nuk ka lënë pa përmendur as kalimin e Ronaldos tek Juventusi, apo situatën që po kalon ish-klubi i tij, Reali i Madridit.

panuci real madrid

“Kristiano do të fitojë tek Juventusi sepse është një lojtar jashtëzakonisht i mirë, që të rrijë pa trofe. Është normale kjo çmenduri e tifozëve për Kristianon, sepse ai është më i miri në botë. Është një blerje shumë e zgjuar, që do sjellë edhe lojtarët e tjerë në Itali.”

“Doja të largohesha nga Madridi pas dy sezonesh e gjysmë, dhe ky ishte një nga gabimet më të mëdha në karrierën time, një budallallëk. Tani pendohem, por kur u largova nga Reali isha i bindur.”

“Ky sezon mund të jetë i vështirë për Realin. Zidan dhe Ronaldo u larguan, nuk është e lehtë t’i zëvendësosh ata pas 3 Champions League të fituar radhazi” – deklaroi Panuçi.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"