Panuçi prezent në “Selman Stërmasi”, takon sulmuesin e Kastriotit para ndeshjes

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 1, 2018 | 19:37

Panuçi prezent në “Selman Stërmasi”, takon sulmuesin e Kastriotit para ndeshjes

Trajneri i Kombëtares, Kristian Panuçi, ka zgjedhur të jetë prezent në “Selman Stërmasi” për të ndjekur ndeshjen me Partizanit dhe Kastriotit e vlefshme për javën e tretë të Kategorisë Superiore.

Panuci Bulku

Ai është shoqëruar nga ndihmësi Ervin Bulku, ndërkohë që i vetmi lojtar i Kombëtares që do të aktivizohet në përballjen e sotme është portieri Alban Hoxha. Ndoshta tekniku italian do të vëzhgojë ndonjë lojtar tjetër të Partizanit, për ta pasur në planet e tij.

Atsina Panuci

Ndërkohë që para ndeshjes, Panuçi ka takuar sulmuesin e Kastriotit, Çarls Atsina dhe kanë biseduar disa minuta së bashku. Nuk dihet lidhja që ka Atsina me trajnerin e Kombëtares, ndoshta janë takuar edhe më herët.

bandicam 2018-09-01 19-31-08-016

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"