Panuçi: Po flinim te goli i parë, por kurrsesi nuk jemi dorëzuar. Më vjen keq sepse…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 14, 2018 | 23:53

Panuçi: Po flinim te goli i parë, por kurrsesi nuk jemi dorëzuar. Më vjen keq sepse…

Pas ndeshjes me Izraelin, trajneri Panuçi foli për Rtsh ku deklaroi:

bandicam 2018-10-14 22-47-44-175

Luajtëm mirë, patëm raste, kontrollin e topit. Pse humbëm?

Më vjen keq për djemtë, bëmë një ndeshje të jashtëzakonshme. Morëm një gol nga goditja e portierit, dhe kjo është e rëndë. Edhe më pas morëm një tip autogoli. Të kthehesh me një humbje të tillë, të bën të ndihesh keq.

Ku ishin mbrojtësit?

Ishte një top i gjatë dhe kur u ktheva pashë që po shkonte tek Hemed, dhe mbrojtësit po flinin në atë moment. Thjesht kemi fjetur.

Çfarë luajmë ndaj Skocisë?

Është e vështirë të fitosh 3-0, dhe pastaj që Skocia të mundë Izraelin, e më pas do jemi me pikë të barabarta. Ne ndërkohë, jemi jashtë.

Dukeni i dorëzuar?

Nuk jemi dorëzuar, por duke humbur kështu, bëhet shumë e vshtirë.

Shqipëria më e mirë me Lilajn se Bashan?

Nuk më pëlqen që përmendi emra, ka qenë një skuadër e madhe.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"