Panuçi nuk i ndahet 100 mijë eurove, ja çfarë ka dorëzuar sot në Gjykatë kundër Nishanit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 17, 2018 | 15:17

Panuçi nuk i ndahet 100 mijë eurove, ja çfarë ka dorëzuar sot në Gjykatë kundër Nishanit

Disa ditë më parë trajneri i Kombëtares, Kristian Panuçi ka paditur ish-presidentin e Republikës së Shqipërisë, Bujar Nishanin. Nishani e quajti trajnerin “sharlatan” pas humbjes që Shqipëria mori nga Kosova. Por padia e parë që Panuçi i paraqiti Gjykatës është cilësuar si jo e rregullt dhe nuk u pranua.

panuci nishani

Sipas “Top-Channel”, Panuçi nuk ndalet dhe ditën e sotme i ka paraqitur një padi të re Gjykatës dhe gjyqtarja Anila Karanxha e ka konstatuar të rregullt dhe i ka bërë thirrje palës së paditur, në këtë rast ish-presidentit që të përgatisë mbrojtjen e tij.

Panuci

Pasi të paraqiten të gjitha provat dhe argumentat do të zhvillohet dhe seanca gjyqësore që do të caktohet nga gjyqtarja Anila Karanxha. Trajneri i Kombëtares kërkon 100 mijë euro dëmshpërblim nga ish-presidenti Nishani.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"