Panuçi nuk gjen rehat, pas dëmtimit të Veselit, as Balliu nuk vjen në Kombëtare. Ja arsyeja

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 12, 2018 | 23:02

Panuçi nuk gjen rehat, pas dëmtimit të Veselit, as Balliu nuk vjen në Kombëtare. Ja arsyeja

Nëpërmjet një deklarate, FSHF njoftoi ditën e sotme se Frederik Veseli dhe Ylber Ramadani, kishin lënë grumbullimin me Kombëtaren, dhe në vendin e tyre, do të vinin Sabien Lilaj, dhe mbrojtësi i Metz në Francë, Ivan Balliu.

ivan balliu

Por, tashmë është përsëri FSHF, e cila nxjerr një njoftim të dytë për mbrojtësin Balliu. Është vetë trajneri i klubit të Metz, që i ka kërkuar mbrojtësit të mos largohet, në mënyrë që të përgatitet për takimin e radhës në kampionat. Ndërkohë, sonte në mbrëmje pritet të bashkohet edhe Sabien Lilaj.

NJOFTIMI I FSHF

Mbrojtësi i skuadrës franceze të Metz, Ivan Balliu i cili është thërritur paraditen e sotme për të qenë pjesë e ekipit kombëtar për shkak të dëmtimit dhe largimit të Frederik Veselit, nuk mund të jetë në dispozicion të skuadrës dhe trajnerit për këtë ndeshje.
Trajneri i klubit te Metz ka kërkuar që mbrojtësi Balliu të mos largohet duke qenë se i duhet ta ketë në stërvitje për të përgatitur takimin e radhës në kampionat. Sipas argumentimit të dhënë, trajnerit të Metz i janë larguar 8 lojtarë në ekipet kombëtare dhe kështu ka vendosur që Balliun ta ketë me grupin e mbetur. Zëvendësimi i paparashikuar për shkak të dëmtimeve të lojtarëve në miqësoren me Jordaninë, si dhe ftesa karshi klubit dërguar së fundmi (dhe jo si cdo ftese 14 dite perpara grumbullimit) ka bërë që trajneri të mos i japë leje. Balliu nuk do të zëvendësohet me askënd tjetër, teksa ekipit pritet ti bashkohet sot në mbrëmje vetëm Sabien Lilaj.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"