Panuçi: Nuk do vendosim autobuzin para portës, mund të luajmë edhe me 2 sulmues

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 10, 2017 | 12:02

Panuçi: Nuk do vendosim autobuzin para portës, mund të luajmë edhe me 2 sulmues

Trajneri i kombëtares shqiptare, Kristian Panuçi, ka dalë sot në një konferencë për shtyp pas ndeshjeve me Spanjën dhe Italinë. Ai ka vlerësuar punën që ka bërë skuadra në këtë periudhë dhe ka thënë se në të ardhmen do të mundohet për të bërë futboll edhe më sulmues.

panuci bulku

“Kemi bërë shumë rritje gjatë kësaj periudhe. Me skuadrën do synojmë të guxojmë përpara, do dalim nga mbrotja dhe do tentojmë të luajmë në sulm. Nuk është çudi të luajmë edhe me 2 sulmues përpara. Do jemi një skuadër më e guximshme. Jam shumë i kënaqur me skuadrën që dha gjithçka.

Raporti me Xhakën? Me Xhakën kemi kaluar shumë mirë. Ai është profesionist dhe shumë i rëndësishëm për kombëtaren tonë.

Loja në të ardhmen? Ne nuk do kemi ide për të vënë autobuzin përpara portës. Do luajmë futboll sepse jo gjithmonë do kemi ekipe si Spanja apo Italia si kundërshtarë”, u shpreh ndër të tjera Panuçi.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"