Panuçi largohet: Shqipërinë do e mbaj në zemër, trofeu im më i madh ishte…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 23, 2019 | 22:36

Panuçi largohet: Shqipërinë do e mbaj në zemër, trofeu im më i madh ishte…

Kristian Panuçi tashmë është larguar edhe nga Shqipëria. Humbja 0-2 përballë Turqisë mbrëmjen e djeshme ka rezultuar fatale për teknikun italian. FSHF ka ndërprerë ditën e sotme kontratën me teknikun dhe 45 vjeçari largohet pas pothuajse 2 vitesh. Ai është nisur mëngjesin e sotëm për në Romë.

Panuci2

Në një intervistë për “Top Channel”, Panuçi flet edhe për bisedën me Dukën. “Ishte vendim i presidentit dhe e pranoj. Ka qenë eksperiencë fantastike dhe falenderoj të gjithë Shqipërinë. Punova në qetësi të plotë falë Dukës, por në fund rezultatet nuk ishin të mira dhe presidenti vendosi të më largojë. Ishte e rëndësishme të isha trajner i një kombëtareje, për këtë arsye u them të gjithë një ‘faleminderit’”, komentoi Panuçi.

“Ka gjithmonë një fajtor dhe në këtë rast jam unë përgjegjësi. Njerëzit kur humbet Shqipëria vuajnë, në fakt edhe unë. Kam shumë respet për shqiptarët. I kam falenderuar sot në mëngjes lojtarët për gjithçka që më kanë dhënë deri në momentin e fundit. Ndonjë nga lojtarët edhe u përlot kur u takuam në fund. Ky është trofeu më i madh që mund të merrja, sepse është thënë shpesh që lojtarët nuk kanë qenë në krahun tim, por në fakt ishte krejt e kundërta. Ata ishin shumë të lidhur me mua. Uroj të bëjnë gjëra të mira, do të jenë gjithmonë në zemrën time” shtoi tekniku.

Në fund ka pasur vend edhe për pyetjen se ‘a ka shanse Shqipëria të bëjë më mirë?’, Panuçi i është përgjgiur: “E uroj këtë. Shpresoj të jetë vendim i drejtë, por vetm koha do ta tregojë”.

Panuçi ka shtuar në fjalën e tij: “Zgjedhjet i kam bërë me shumë seriozitet, rezultatet nuk erdhën, të shohim nëse Shqipëria do të shkojë pa mua në Europian. Djemtë kanë qenë të gjithë seriozë me mua, kam vendosur vetëm unë se kush di të luante. Do të jem gjithmonë një tifoz i Shqipërisë.”

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"