Panuçi: Lacio e rrezikoi Strakoshën, luajti i sforcuar në derbi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 23, 2017 | 19:54

Panuçi: Lacio e rrezikoi Strakoshën, luajti i sforcuar në derbi

Një nga lojtarët që lanë grumbullimin në Antalia me Kombëtaren ishte edhe Tomas Strakosha. Gardiani i Lacios, ndjeu disa shqetësime dhe kjo bëri që të largohej nga Kombëtarja. Mirëpo, për këtë rast, trajneri Panuçi deklaroi në konferencë se skuadra bardhekaltër ka rriskuar me të për ndeshjen pasardhëse që ishte derbi me Romën.

Panuci

“Strakosha erdhi dhe ishte mirë. Pati probleme pas pak ditësh, bëmë një ekografi dhe më pas e nisëm në shtëpi. Duhej të pushonte dy javë sipas referimit të EKO-s, por Lacio e futi direkt. Ky është problemi i tyre, ata rrezikojnë”, tha Panuçi.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"