Panuçi kërkon zëvendësuesin e Agollit, fton në Kombëtare mbrojtësin e Malmos (Video)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 21, 2018 | 12:05

Panuçi kërkon zëvendësuesin e Agollit, fton në Kombëtare mbrojtësin e Malmos (Video)

Mbrojtësi Egzon Binaku do të jetë një tjetër risi në listën e trajnerit Kristian Panuçit. 22-vjeçari, i cili është pjesë e Malmos në Suedi, do të jetë i grumbulluar për 2 sfidat miqësore ndaj Ukrainës dhe Kosovës.

959267288

Binaku aktivizohet si mbrojtës i majtë dhe po kalon një formë të shkëlqyer te skuadra suedeze. Panuçi është në kërkim të zëvendësuesit të Agollit dhe Binaku pritet të jetë një alternativë për krahun e majtë.

298660

Shqiptari u transferuar në merkaton e janarit nga skuadra e Hackenit drejt Malmos. Në të kaluarën ai ka qenë pjesë e 21-vjeçarëve të Suedisë, ndërsa tani kërkon të veshë fanellën kuqezi.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"