Panuçi kërkon një ulërimë ndaj Uellsit, 3 lojtarë largohen nga grumbullimi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 19, 2018 | 18:10

Panuçi kërkon një ulërimë ndaj Uellsit, 3 lojtarë largohen nga grumbullimi

Kombëtarja e Shqipërisë është duke kaluar një moment jo të mirë dhe po kërkon rrugëdaljen nga ky “tunel” i errët.

Shqiperia Kombetarja Panuci

Këtë gjë e pranoi edhe vetë trajneri, Kristian Panuçi, në konferencën për shtyp, teksa kërkoi nga një ulërimë nga lojtarët për sfidën e nesërme me Uellsin. Veç krizë psikologjike të shkaktuar nga rezultatet negative, Kombëtarja do të vuajë edhe 3 mungesa, për shkak të dëmtimit.

Shqiperia Kombetarja Stervitje

Nëpërmjet një postimi, FSHF njofton se Emanuele Ndoj, Berat Gjimshiti dhe Egzon Binaku kanë lënë grumbullimin dhe nuk do të jenë të gatshëm për sfidën e nesërme. Dëmtimet kanë detyruar këta 3 futbollistë që të rikthehen të klubet e tyre për të vijuar fazën e rikuperimit.

Shqiperiavs Skoci

Kujtojmë që në dispozicion të trajnerit do të rikthehen Elseid Hysaj dhe Migjen Basha, të cilët ishin të pezulluar me kartonë ndaj Skocisë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"