Panuçi: Fajtor jam unë, Shqipëria nuk ka zemër…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 29, 2018 | 23:52

Panuçi: Fajtor jam unë, Shqipëria nuk ka zemër…

“Sot të gjitha kritikat e botës janë shumë të drejta. Përgjegjësia është e gjitha e imja. Nuk kemi luftuar nuk kemi bërë asgjë”.

panucii

Mund të ndryshojmë për Kupën e Ligës?

Duhet të jemi të kujdesshëm, për mos shkatërruar gjithçka. Kemi vuajtur më shumë se kundër Italisë dhe Spanjës. Është moment që duhet menaxhuar me kujdes.

Kjo është Shqipëria eksperimentale apo Shqipëria e vërtetë?

Shpresoj të mos jetë e vërteta. Mendova që mos e karikoj shumë skuadrën, ta shtyje shumë përpara. Mendova që nuk ishte e domosdoshme kundër Kosovës. Kemi dhënë një shfaqe të shëmtuar. Unë marr përsipër të gjitha përgjegjësitë e mia.

A mendoni që lojtarët ishin në pozicionet e duhura?

Të gjithë jo. Ndoji luajti në të majtë. Lenjani nuk ishte mirë. Memolla nuk ka luajtur fare. Do më duhet të improvizoja dhe të shpikja pozicione të tjera.

Kush është mbrojtësi i majtë i Shqipërisë?

Lujti Lika i majtë sot, që luan me Grasshopersin si i djathtë. Duke qenë që nuk kemi 150 lojtarë, isha i detyruar të fusja Likën.

Pse i bëni zëvendësimet 2 minuta para se të mbyllet pjesa e parë?

Sepse duhet edhe ta shikoni ndeshjen. Kamer Qaka në minutën e 30-të ka kërkuar ndërrim. Kemi tentuar të ndryshojmë në lojë po nuk shërbeu për asgjë. Sot aspekti taktik është gjëja më e fundit që i vë rëndësi. Në futboll në qoftë se nuk luan me zemër, me zjarr me dëshirë do humbasësh me këdo ke përballë. E sotmja është gjëja ime më e shëmtuar. Nuk duhet të humbisni në këtë mënyrë

Dikush duhet ta ndezë zjarrin, e ndez dot zjarrin?

Jam unë ai që duhet ta bëj. Jam marrë shumë letë gjatë javës. Tashmë e në vijim do të jetë një tjetër melodi. Përgjegjësinë e mbaj vetëm unë.

Mici dhe Trashi 2 mbrojtës të majtë që mund t’iu bënin punë…

Kjo është gjëja më e rëndë dhe më e shëmtuar që humbet duke mos luftuar. Ardhja në ekipin kombëtar nuk është një vend punë. Duhet forcë karakter. Sot ka munguar dëshirë.

A është trajneri Panuçi t’iu rikthejë lojtarëve këtë dëshirë?

Uroj të jetë problemi i fund sezonit. Kemi gjuajtur 15 herë në Spanjë, kemi luajtur shumë mirë me Italinë. Sot kemi vuajtur më shumë. Mund të jetë momenti i fundit të sezonit. Kemi bërë lojë më të mirë në ndeshjet e tjera. Rini të qetë, ndeshje të tilla nuk keni për të parë më. Merruni vetëm me mua. Përgjegjës kryesor jam unë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"