Panuçi ka ditëlindjen, Roma urim special me golin ndaj Barçës. Ja dedikimet për 45-vjetorin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 12, 2018 | 18:46

Panuçi ka ditëlindjen, Roma urim special me golin ndaj Barçës. Ja dedikimet për 45-vjetorin

Trajneri i kombëtares sonë, Kristian Panuçi feston sot një vit jubilar në jetën e tij. Ai ka lindur si sot 45 vjet më parë. Me një karrierë në klubet më të mëdha futbolliste, urimet i kanë ardhur nga shumë prej tyre. I pari që e uron është Presidenti i Federatës sonë, Armando Duka. Në një postim në profilin zyrtar në “Instagram” Duka bën një urim të thjeshtë për trajnerin e kombëtares sonë.
duka
Më pas urimi vjen nga skuadra e Milanit ku Panuçi zhvilloj 134 ndeshje dhe arriti të fitonte 6 trofe me kuqezinjtë. Klubi ndoshta më i rëndësishem i karrierës futbollistike, në të cilin kaloi 8 vite, ka qenë Roma, e cila e bën urimin e saj me një video ku Panuçi shënon ndaj Barcelonës. Gjithë bota e futbollit ka vlerësuar dhe uruar sot në 45 vjetorin e lindjes atë “pasuri” sportive që Panuçi ka lënë pas si futbollist.

milan

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"