Panuçi: Izraeli më kujtoi Skocinë në Gllazgou, është java më e lumtur që kur kam marrë Shqipërinë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 13, 2018 | 20:31

Panuçi: Izraeli më kujtoi Skocinë në Gllazgou, është java më e lumtur që kur kam marrë Shqipërinë

Trajneri i Kombëtares, Kristian Panuçi, doli në konferencën për shtyp ku u shpreh optimist për sfidën e nesërme ndaj Izraelit. Tekniku nuk i kurseu elozhet për kundërshtarin dhe tregoi se kjo është java më e lumtur te Shqipëria :

gg1368556

Duket se në Kombëtarja është një atmosferë optimiste…

Jam optimist, sepse i kam parë djemtë që kanë punuar me shumë profesionalizëm, është java më e lumtur që kur kam marrë drejtimin e Shqipërisë. Morali është shumë i lartë. Izraeli ka luajtur tri ditë më parë, por gjithçka varet nga ne, nëse do t’i vëmë në vështirësi.

Keni krijuar ndonjë ide për formacionin që do të luajë nesër?

Formacionin dhe mënyrën sesi do të luajmë e kam zgjedhur. Do ta shohim nesër 11-shen titullare. E kam patur në kokë formacionin pasi kam parë ndeshjen Izrael-Skoci. Do të ketë lojtarë në formacion, edhe nga ata që u aktivizuan ndaj Jordanisë.

A ka probleme fizike skuadra? Është gati Grezda?

Grezda është rikuperuar, nuk ka probeme, skuadra është shumë mirë. Më vjen shumë keq për Mihajn, është një djalë shumë serioz, edhe për Veselin. Do t’i kemi në të ardhmen. Ekipi që kemi këtu ka punuar shumë mirë dhe është në formë.

Në raport me takimin e “Elbasan Arenas”, çfarë ndeshje prisni?

Izraeli ka zhvilluar një ndeshje të madhe ndaj Skocisë. Ishte krejt ndryshe, dukej si Skocia kundër nesh në Glasgou. Kanë shumë cilësi dhe lojtarë të zotë, do të jetë ndeshje shumë e vështirë për ne. Janë një ekip shumë i vështirë me shumë kualitete.

A keni një koment për Balliun?

Jam i keqardhur për Balliun, sepse kishim dy dëmtime dhe i kërkuam Metzit ta grumbullonim për arsye emergjence. Urojmë që kjo t’i ndodhë trajneri të Metzit me lojtarët e tij. Sigurisht që ftesa bëhet 14 ditë përpara, por kur ke emergjencë, ndodh edhe kështu. Trajneri i Metzit nuk u tregua profesionit.

Një vit më parë kemi fituar 0-3 me Izraelin, e keni parë atë ndeshje dhe si mendoni ta përsëritni?

Çdo ndeshje është histori më vete, shpresoj që ta përsëritim atë sukses. Dëshira është që ta përsërisim.

Sa e njihni Izraelin dhe lojtarët e mirë të tij?

E njohim shumë mirë, sepse kemi luajtur kundër njëri-tjetrit. Kemi lexuar se kanë disa ndryshime, por bëhet fjalë për një skuadër shumë të mirë. Do të përpiqemi të bëjmë më të mirën dhe e dimë që do të jetë shumë e vështirë.

Janë provuar disa skema, me cilën skemë do të luajmë?

Do ta shihni nesër, sigurisht. Do ta vendosë kapiteni pak më vonë (qesh).

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"