Panuçi interesohet për ta afruar në kombëtare, vëllai i Arlind Ajetit qëndron te Zvicra

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 3, 2017 | 19:45

Panuçi interesohet për ta afruar në kombëtare, vëllai i Arlind Ajetit qëndron te Zvicra

Trajneri i kombëtares shqiptare, Kristian Panuçi, dëshiron të afrojë në ekipin kuqezi edhe vëllain e mbrojtësit Arlind Ajeti, Albianin.

albian ajeti

20-vjeçari është bërë sot zyrtarisht pjesë e Bazelit ku do të jetë shok skuadre me Taulant Xhakën, por duket se nuk ka ndërmend të bëhet shok skuadre me të edhe në kombëtaren shqiptare.

Sipas asaj që raporton prestigjiozja zvicerane “Blick”, sulmuesi do të vazhdojë të jetë pjesë e përfaqësueses së Zvicrës edhe në të ardhmen. Aktualisht ai luan me Zvicrën U-21.

Nëse informacioni i “Blick” është i saktë, atëherë vëllezërit Ajeti të ndarë në dy kombëtare, ato të Shqipërisë dhe Zvicrës, do të bëheshin rasti i dytë pas vëllezërve Xhaka.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"