Panuçi i shqetësuar para sfidën me Izraelin: Ndaj meje janë sajuar lojëra që…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 13, 2018 | 22:30

Panuçi i shqetësuar para sfidën me Izraelin: Ndaj meje janë sajuar lojëra që…

Trajneri i Kombëtares, Kristian Panuçi, në një prononcim për “RTSH” ka Izraelit, tregoi për rëndësinë e ndeshjes së nesërme. Tekniku italian nuk la pa përmendur edhe për raportin e tij me mediat. Sipas Panuçit ndaj tij janë sajuar lojëra të cilat nuk i pëlqejnë.

Panuci...

“Izraeli tregoi një energji të madhe kundër Skocisë. Ata luajnë në shtëpi dhe e kanë të qartë që janë në lojë për kreun e grupit. Për ne gjithashtu është një mundësi e mirë, nëse do të arrinim një rezultat pozitiv,  atëherë me një barazim kundër Skocisë në ndeshjen e fundit, fitojmë grupin. Në do të provojmë të fitojmë. Megjithatë të 3-ja rezultatet kanë të njëjtën vlerë, gjithmonë nëse fitojmë ndaj Skocisë.

Ne do të provojmë të bëjmë lojën tonë dhe të marrim një rezultat pozitiv. Për raporti me mediat? Kam folur gjithnjë dhe jam përgjigjur gjithnjë. Gjithsesi ndaj meje janë sajuar lojëra që nuk më pëlqejnë. Jam gjithnjë në dispozicion për të folur sepse jam teknik i Kombëtares. Duhet që edhe gazetarët të më respektojnë. Flas gjithnjë me presidentin, përpiqem të jem gjithnjë një trajner serioz, dhe të bëj një punë serioze. Më intereson ndeshja ndaj Izraelit dhe jo çfarë mendon apo shkruan shtypi apo mediat.”, u shpreh Panuçi për “RTSH”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"