Panuçi “i prek” të gjitha kombëtaret: Për shqiptarët futbolli është…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 7, 2018 | 13:50

Panuçi “i prek” të gjitha kombëtaret: Për shqiptarët futbolli është…

Kristian Panuçi ka dhënë një intervistë për “Nemzetisport”. Ai ka prekur pothuajse të gjitha kombëtaret që marrin pjesë në Botëror, por pa harruar edhe Rusinë, ku ai ishte zëvendës trajner nga viti 2012 deri në 2014. Tashmë Rusët janë në një rrugë tjetër, ku ndodhen një hap larg gjysëmfinales së Botërorit, diçka që jo shumë veta e kishin menduar.

panuci

Rusia: Nuk e prisja që Rusia të shkonte kaq larg. Gjithçka mund të them është se kjo meritë i takon trajnerit Çerçezov. Të gjithë kanë punuar shumë për të arritur deri këtu. Mos harroni se Kapelo e dërgoi ekipin në Brazil, pas mungesave në Gjermani dhe Afrikën e Jugut. Rusia është e avantazhuar pasi ka mbështetje të madhe.

Mentaliteti shqiptar: Për shqiptarët futbolli është gjithçka, maksimumi. Njerëzit e ndjejnë shumë kombëtare dhe unë kam përgjegjësi për këtë. Tani duhet të mendojmë për europianin e 2020.

RIO DE JANEIRO, BRAZIL - JUNE 22: Head coach Fabio Capello (C) and assistant coach Christian Panucci (R) of Russia look on prior to the 2014 FIFA World Cup Brazil Group H match between Belgium and Russia at Maracana on June 22, 2014 in Rio de Janeiro, Brazil. (Photo by Shaun Botterill - FIFA/FIFA via Getty Images)
Xhaka-Shaqiri: Nuk dua të flas për këtë çështje

Humbja me Kosovën: Nuk ishte moment i mirë pasi humbëm 3-0. Na mungonin 8 lojtarë. Mund të them se atmosfera ishte e mirë, vëllazërore dhe shumë miqësore. Fatkeqësisht presidenti Vokrri ndërroi jetë pas asaj miqësoreje në qershor.

Kroacia: Sekreti është e puna me moshat. Ata kërkojnë gjithëmonë futbollist të rinj. Ka qëlluar një brez i mirë dhe për këtë janë me fat. Modriç te Reali, Rakitiç te Barcelona, Mandzukiç te Juventus, kjo është listë e mahnitshme.

Panuci

Italia: Është qetësi e madhe në vend. Tani që ka ardhur Mançini është rikthyer besimi, dhe opinoni publik beson se do të rikthehemi aty ku na takon. Roberto ishte një zgjedhje e mirë. Ai është përsoni i duhur për të bashkuar dhe ndërtuar skuadrën.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"