Panuçi i kërkon 100 mijë euro dëmshpërblim, Nishani: Po të flasim për edukatë ai…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 25, 2018 | 10:54

Panuçi i kërkon 100 mijë euro dëmshpërblim, Nishani: Po të flasim për edukatë ai…

Ish-presidenti Bujar Nishani i ftuar në emisionin “Debat” përballë gazetarit, Roland Qafoku ka folur edhe për konfliktin me trajnerin e kombëtares së futbollit, Kristian Panuçi, i cili e ka hedhur në gjyq për dëm moral dhe kërkon nga Nishani 100 mijë euro dëmshpërblim.

Bujar-Nishani (1)

“Unë po pres të njihem me padinë sepse nuk e kam marrë ende. Jam njohur me këtë cështje vetëm nga mediat. Patjetër që unë do të respektoj procesin dhe ligjet e shtetit tim dhe të vendit tim, do ta ndjek me seriozitet në gjykatë procesin. Do marr avokat. Nëse flasim për edukatë apo shpërthime emocionale, nëse do klikonit në internet dhe do shikonit fjalorin që përdor zotëria, është një fjalor që shokon cdo familje dhe cdo fëmijë”.

Mendoni se e keni tepruar me atë fjalë?

Absolutisht jo. Kam shprehur një opinionin tim, dhe nuk kam pasur për synim ta fyej personalisht.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"