Panuçi harron periudhën e errët te Shqipëria, përgatitet të marrë drejtimin e klubit të njohur

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 27, 2020 | 12:10

Panuçi harron periudhën e errët te Shqipëria, përgatitet të marrë drejtimin e klubit të njohur

Kristian Panuçi kaloi një periudhë shumë të vështirë në drejtim të Shqipërisë, ku rezultatet e arritura nuk ishin aspak pozitive, gjë që solli edhe shkarkimin e tij nga stoli kuqezi.kristian panuci

Prej kohësh tekniku italian është pa punë dhe po përpiqet të gjejë një skuadër tjetër, për të ushtruar profesionin e tij si trajner. “Corriere dello Sport” shkruan se Panuçi është shumë afër të marrë drejtimin e skuadrës belge, të Standart Liezh.

Drejtuesit e këtyre të fundit e pëlqejnë shumë ish-trajnerin e Shqipërisë dhe duan t’ia besojnë atij drejtimin e skuadrës së tyre.

Gjithashtu thuhet se edhe trajneri italian ka dhënë miratimin e tij dhe marrëveshja është shumë afër. Kampionati në Belgjikë është pezulluar përfundimisht tani, por Standart Liezh është raundin kualifikues për në Europa Ligë.

PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"