Panuçi: Gjermania dhe Spanja kanë tjetër nivel, por e pamë Luksemburgun ndaj Francës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 7, 2017 | 11:12

Panuçi: Gjermania dhe Spanja kanë tjetër nivel, por e pamë Luksemburgun ndaj Francës

Trajneri i kombëtares shqiptare Kristian Panuçi ka dalë sot në një konferencë për shtyp për t’u përgjigjur pyetjeve të gazetarëve në lidhje me përshtypjet e tij pas dy ndeshjeve të para ndaj Lihtenshtejnit dhe Maqedonisë.

panuci

Dy ndeshjet e para dhe pasi e pa skuadrën në fushë

“Tani i njoh më shumë lojtarët e mi. Duke e cilësuar një moment delikat të sezonit sepse është fillimi dhe shuëm lojtarë në klubet e tyre kanë vështirësi të luajnë, i frikësohesha këtyre dy ndeshjeve për këto faktorë, për kondicionin fizik të skuadrës. Si e kemi parë, Franca barazoi me Luksemburgun. Ne mundëm Lihtenshtejnin dhe dukej e lehtë, por nuk ishte e tillë.

Për atë që i takon dy ndeshjeve, në fund jam i kënaqur, sepse e para Lihtenshtejni nuk bëri asnjë gjuajtje në portë, kemi luajtur pjesën e parë shumë të ngadaltë, sidomos 30 minutat e para, por duke pasur ide për atë që duhej të bënim. Por nga ngadalësia e topit, nuk krijonim avantazh.

Në pejsën e dytë, jo prej golit, skuadra e gjeti avantazhin vetëm prej lojës më të shpejtë. Kishim lojtarë si Memushaj, Ajeti, Roshi, të cilët në klube nuk kishin formën më të mirë, dhe nuk kishin minuta. Memushajn mu desh ta hiqja, Llullaku kishte ngërç. Kërkuam gjërat që kërkova, duke marrë në konsideratë që kishim një stërvitje të vetme serioze.

Pastaj shkuam në Maqedoni dhe nuk më pëlqen të gjej justifikime nëse humb ose fitoj. Por është e drejtë të bëj analizën për të respektuar punën tuaj, në një klub nuk do e bëja, por në kombëtare është gjë tjetër.

Në Maqedoni bëra një zgjidhje me Lilën dhe Kukelin para mbrojtjes, se kisha frikë dëshirën e tyre, duke hequr dorë që të luanim topin, duke vënë dy lojtarë me peshë. Por njëkohësisht vura katër lojtarë përpara, Hyka, Roshi, Llullaku dhe Sadiku, sepse kisha tmerrësisht frikë se nëse humbnim topin dhe mbeteshim me ata 4 para, Maqedonia do të na dëmtonte në kundërsulm. Edhe pse në pjesën e parë nuk luajtëm mirë, nuk vuajtëm, patëm një rast me Hysajn, katër kundër një.

Në të dytën vendosa të hidhja pak më shumë cilësi sepse këto janë karakteristikat e lojtarëve. Gjetëm golin, patëm menjëherë një reagim psikologjik, dhe kjo është pjesë e njohjes që kam për skuadrën.

Me shumë mundësi e njoh më shumë dhe jam i sigurt se kjo skuadër sa më shumë cilësi të hedhësh në fushë, aq më e mirë është. Nëse Sadiku shënonte 2-0, unë do të isha i aftë se kisha ndryshuar ndeshjen. Por në fund rrezikuam të humbnim, sepse skuadra ra në gjendje. Maqedonia në 25 minutat e fundit bëri mirë. E kishim 2-0 për ta fituar por edhe mund ta humbnim me meritë në minutat e fundit. Me shumë mundësi me lojtarë me kondicion më të mirë, mund të bënim më shumë.”

A planifikon ndryshime?

“Shihja pas ndeshjes, natën, ditën pas dhe mendoja se jam tmerrësisht i sëmurë pas punës time. Në disa aspekte të jetës do të doja të isha ndryshe, por kam aq shumë respekt për veten, për presidentin, për Shqipërinë, për lojtarët, sa mendoj 24 orë në 24 për punën time.

Të gjithë shohim televizor eliminatoret. Ka dy skuadra që janë mbi të tjerat, që luajnë dhe janë më të organizuara se të tjerat, Gjermania dhe Spanja. Të tjerat janë të gjtiha skuadra që mundohen të hedhin sa më shumë cilësi në fushë, se nuk kemi kohë për të punuar. Ndaj ose vendosim të marrim topin e ta hedhim para, por unë dua të luaj futboll, nuk është mënyra ime e punës.

Jam i bindur që është më mirë të luash me tre në mesfushë se me dy. Kjo është pjesë e njohjes ndaj skuadrës, ndaj kam nevojë në këtë periudhë të ardhshme, të hedh në fushë skuadrën më të mirë të mundshme, të kërkoj mesfushorë dhe sulmues me cilësi.

Kemi një listë lojtarësh në Europë që do të shoh, do të jetoj në avionë. Por duke mos pasur kohë, do të punoj sa më shumë që të jetë e mundur. Kjo është ideja nga këtu e në vazhdim.”

Cila është forca e grupit të kombëtares?

“Mendoj se është një grup i jashtëzakonshëm, djem që e ndjejnë thellësisht se janë Shqipëria. Punojnë me seriozitet se është profesion dhe kur punohet duhet të jesh i tillë. Jemi të ndërgjegjshëm se i japim humorin Shqipërisë, sepse kur Shqipëria fiton, të gjithë janë të lumtur, nëse jo, të nesërmen ka një buzëqeshje më pak.

Duke qenë të gjithë profesionistë seriozë, nëse japin 98%, mundohem që të japin 99, sepse ajo përqindje e vogël të bën të fitosh ndeshjen. Unë dua që kur lojtarët të vijnë në kombëtare të ndjehen mirë, por duhet të ketë respekt të rregullave dhe fanellës që veshin. Sepse pa respekt, pa respekt të orareve dhe vendimeve të Federatës, atëherë kthehet në cirk, siç ka ndodhur me ndonjë lojtar.

Unë nuk dua që ndokush të ndjehet më i aftë se të tjerët, më pak, të bëjë çfarë të dojë. Për ta kuptuar, kombëtarja nuk është vend pune që kërkon një ditë leje për të ardhur të nesërmen, se në botë të gjithë kanë pasur kontrata të rëndësishme edhe falë Shqipërisë, sidomos falë Shqipërisë.”

Ndryshime në të ardhmen?

“Asgjë, me Federatën punojmë çdo ditë, pastaj do të shkoj në Shkodër, javën tjetër do të shkoj në Alikante, po mundohemi të bëjmë më të mirën për lojtarët.”

Ndeshjet ndaj Spanjës dhe Italisë

“Ajo ndaj Spanjës e dimë që është ndeshje e vështirë, sepse për të thënë të kundërtën duhet të marrësh ilaçe se do të thotë që nuk je mirë.  Por pamë edhe Francë-Luksemburg, a do kishe vënë bast për Luksemburgun 10 euro? Asnjëherë, por historia tregon se gjithçka do të ndodhë.

Do të shkojmë në Spanjë për të parë se sa të aftë janë dhe për t’i bërë të jenë më pak. Kur një lojtar të dalë nga fusha dhe ka dhënë gjithçka, asnjë nuk duhet të guxojë t’i thotë gjë, duhet të vdesë në fushë, nëse do të jenë më të aftë se ne, do tu japim dorën e do kthehemi në Tiranë. Por më përpara do ta provojmë shansin.

Ndërsa Italia mbetet Itali, shumë respekt, por do të bëjmë maksimumin për të bërë rezultatin. Italia nuk po luan aq mirë sa Spanja. I njëjti diskutim me të gjitha, kur je serioz, je profesionist e humb, është sport, i jep dorën kundërshtarit e kthehesh në shtëpi. Unë dua të ndjej shpirtin që para se të humbësh një skuadër e provon.”

Ndryshimet taktike

Më Lihtenshtejnin është parë më shumë sesa ndaj Maqedonisë, por kam pak kohë për të punuar. Duhen 2-3 gjëra për të punuar. Por janë çështje të skuadrës, nëse dëshiron të dalësh me një bjonde por del një kaçurrelse është gjë tjetër. Çdo trajner ka idetë e tij, më shihni mua si të ngurtë. Më parë familjarët vinin të hënën, me mua i takojnë të mërkurën.

Kur mund të bëhet Shqipëria e Panuçit

“Këtë e dinë vetëm rezultatet për të harruar punën e jashtëzakonshme që ka bërë De Biazi. Unë kam ndjesi positive dhe do të bëj punën time duke u munduar të respektoj diçka që e mendoj çdo ditë. Kur pas 2 viteve, 4, apo 6, të iki, dua që të mendoni mirë për mua, paratë nuk më interesojnë, absolutisht.

Ju punoni në gazeta, televizione, nëse nuk do të kishte organizim do të ishte e vështirë, orare, organizim ndeshjesh, ne punojmë që të bëjmë që lojtarët të jenë mirë. Siç e kam thënë, kam një problem serioz, unë munda Lihtenshtejnin, isha më shuëm i inatosur se doja të fitoja me Maqedoninë. Do të ishte e bukur të qeshja e tallesha, por nuk arrij ta bëj se i trembem përgjegjësisë që kam si njeri. Kur flas, nuk flet koka, flet gjithmonë bashkë me zemrën.”

Surprizat për mirë

“Është një moment i veçantë në fillimin e sezonit për disa lojtarë që nuk janë mirë. Të gjithë ishin seriozë, u munduan të japin maksimumin. Por Bundesliga, kampinati zviceran fillojnë më parë, janë lojtarë që janë më mirë sesa Memushaj për shembull që ka luajtur një ndeshje, atje është e treta. Pastaj të gjithë u munduan të bëjnë maksimumin.

Njëri mudn të luajë mirë apo keq, por kur je serioz mund të luash keq, nuk është problem. Një grup djemsh seriozë, shperesojmë të gjejmë të tjerë. Mendoj se ka disa lidera në skuadër, por kjo nuk do të thotë të vësh shiritin e kapitenit, për atë që hedh në fushë, jo për çfarë ka në bankë. Zotëri je për seriozitetin, jo për paratë që ke në bankë.”

Mësimet e lojtarëve

“Ishin seriozë gjatë stërvitjeve, janë munduar të bëjnë çfarë i kërkonim, dhe gjatë ndeshjes kanë bërë çfarë u kërkua. Jam shumë i lumtur me atë që kanë bërë në këto 10 ditë.”

Nëse zëvendësimi në minutën e 46 tregon që ka gabuar titullarët

“Mund të themi çfarë të duam, mund të them se kam gabuar, sepse jam njerëzor. Mund të them se njihja pak skuadrën, ideja ishte të mos i jepja mundësinë të kundërsulmonin, por nuk hoqa dorë nga sulmi. Ndoshta të themi se skuadra duhet të luajë me tre mesfushorë qendre. Nuk mund të them se gabohesh. Mund të kesh të drejtë. Të jesh i qetë, nuk fyhem, pasi nëse kam gabuar, ngre dorën lart.”

Nëse do të ftonte Xhakën dhe Kaçen në ndeshjet e radhës

“Mbi grumbullimin nuk mund të them emra, por do të jenë 26 se kemi tre të skualifikuar. Ndaj po i mendoj të gjithë.”

Për liderat e pazëvendësueshëm në kombëtare

“Unë jam përgjegjës i skuadrës, duhet të marr përgjegjësitë e mia. Më pyetët nëse mendoj që kem gabuar, mund ta shohim në shumë mënyra. Mund të them se bëra një zgjedhje që e njihja pak skuadrën. Nëse nuk do ta kuptoja, do të vazhdoja ashtu, por isha i ndërgjegjshëm që makina nuk funksiononte.

Maqedonia ishte shumë agresive dhe atyre katër që kishim para nuk i arrinte topi. Hyka luajti me ritëm të ulët, ishim të tërhequr mbrapa, por nga pas nuk arrinim ta kalonim topin para. Dolën 5-6 liderë në pah, në fund për shembull doli Berisha, që u tregua i aftë.

Po flisnim për Cikalleshin, sa më shumë rezultate me kombëtaren, natyrisht edhe kontrata më të mira do të ketë për të gjithë. I sheh në stërvitje Mavrajn e Hysaj, e kupton ku luajnë, se bëjnë gjëra si liderë.

Edhe Sadiku lëvizi, Roshi punoi, në të vetën të gjithë mund të jenë lider, nëse bëjnë punën e tyre. Edhe eksperienca e Agollit, janë të gjitha gjëra thelbësore, por secili duhet të mendojë për të dhënë maksimumin në rolin e tij. Kjo i jep avantazhe skuadrës. Debutoi edhe Memolla, tani kemi një lojtar më shumë.”

Përse nuk u aktivizua Latifi

“Llullaku ishte paraqitur mirë ndaj Lihtenshtejnit dhe më dukej mirë fizkisht. E kisha menduar, por pastaj bëra një zgjedhje të ndryshme. Desha ta luaja gjatë ndeshjes Latifin, pasi ka punuar mirë dhe u tregua serioz si gjithë të tjerët. Por pasi bëra dy zëvendësime në fund të pjesës së parë, kisha 5-6 lojtarë që në pjesën e dytë e dija që do të binin fizikisht. Edhe Abrashi luajti shumë mirë por u mundova të bëja të luanin sa më shumë lojtarë që të ishte e mundur.

Kur desha të ndryshoja diçka para, u dëmtua Agolli dhe humba zëvendësimin. E dija se Latifi sulmon hapësirat dhe më nevojitej të shtrija lojën e ekipit. Por imagjino të hidhja Latifin e pastaj të dëmtohej Agolli. Prita dhe pastaj u dëmtua Agolli, por analiza është e drejtë.”

Pse ndoqi Superkupën dhe a mendon që të kthejë zboret nga kampionati shqiptar

“Kemi folur me Federatën për këtë çështje. Është më e thejshtë për ta bërë me ata që luajnë këtu dhe me siguri do të bëjmë diçka. Ndoshta për miqësoret e nëntorit, ndoshta do të bëjmë dy lista.

Ndoshta ata që luajnë në Ligën e Kampioneve dhe Ligën e Europës do t’i lë të lirë pas ndeshjes së parë. Është një shqiptar që luan në Kinë, e dini kush është? Do të më duhet të shkoj ta shoh edhe atë. Përtej shakave, është e drejtë të shoh këdo, ndaj u ndala dje të shihja Superkupën.”

Nëse e dinte që Tirana ka rënë nga kategoria

“E dija që ka rënë dhe ka fituar Kupën dhe kam një mik aty, Ze Marian, dhe mendoj se dje e meritoi ta fitonte trofeun.”

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"