Panuçi flet për kundërshtarët: E vështirë të luash në Gllasgou, por skocezët i bëj me zemër

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 30, 2018 | 23:02

Panuçi flet për kundërshtarët: E vështirë të luash në Gllasgou, por skocezët i bëj me zemër

Skocia sjell një kujtim pozi tiv për trajnerin e Ko mbëtares. Kristian Panuçi, në vitin 2007, i ka shënuar një gol me kokë në minutat shtesë të përballjes kësaj përfaqësueseje duke i lënë jashtë Europianit të vitit 2008. Diçka të ngjashme, trajneri italian kërkon ta përsëritë edhe me Shqipërinë.

Panuci

Goli – Trajneri ka kujtuar edhe një herë atë që ka ndodhur në “Hampden”. “Kujtoj që shënova golin e fitores për Italinë në herën e fundit që kam luajtur në Skoci. Por, si trajner i Shqipërisë do të jetë akoma më shumë e vështirë për të marrë fitore në Gllasgou”, është shprehur italiani për mediat në Skoci. “Goli im erdhi nga një goditje dënimi e Andrea Pirlos. Atmosfera ishte fantastike, e pabesueshme. E kujtoj mjaft mirë atë ndeshje dhe Skocia është një kundërshtar shumë i vështirë për cilindo në shtëpinë e saj”, ka vijuar ishmbrojtësi i Italisë.

Dhimbje në zemër – Të tillë e konsiderojnë atë gol të italianit mediat skoceze. “Dua që Shqipëria t’i shkaktojë tjetër dhimbje në zemër Skocisë, siç bëra me Italinë”, është titulli i mediave vendëse për deklaratën e dhënë nga tekniku i kuqezinjve. “Nëse ia dola që të irritoj tifozët skocezë atë mbrëmje të vitit 2007, shpresoj që të bëj të njëjtën gjë sërish. Megjithatë, nuk është e lehtë të luash në ‘Hampden'”, ka deklaruar Panuçi.

panuci

Shqipëria – Tekniku ka shpjeguar edhe situatën në të cilën gjendet përfaqësuesja kuqezi që ai drejton dhe elementet që ka në përbërje: “Shqipëria ka skuadër të mirë dhe mund të them se të tria skuadrat në grup kanë të njëjtat shanse për kualifikim. Ne kemi lojtarë që aktivizohen në Gjermani, Itali dhe Zvicër. Kemi karaktere mjaft të mirë në përbërje. Skuadra po ndryshon, pra, kemi një ekip të ri, por me shumë kualitet. Është krejtësisht një sfidë ndryshe të shkosh në ‘Hampden’ me Shqipërinë sepse ata janë një vend i vogël, por ne kemi lojtarë të mirë me kualitet”.

Liga e Kombeve – Trajneri ka komentuar Skocinë, si dhe ka deklaruar objektivin e Kombëtares shqiptare në Ligën e Kombeve. “Jam i surprizuar që Skocia nuk ka arritur të shkojë në një turne madhor prej kaq shumë kohësh, por duke parë që edhe Italia mungon në Kupën e Botës, duhet thënë që i tillë është futbolli. Italia ka një histori të shkëlqyer, por tani nuk është në moment të mirë. Janë gjëra që ndodhin. Jam i përqendruar vetëm te Shqipëria duke menduar për të. Duam që të fitojmë grupin në Ligën e Kombeve, por do të jetë shumë e vështirë. Të tre ekipet kanë shanse ta realizojnë diçka të tillë”, ka përfunduar trajneri i kuqezinjve.

OLSI TUJANI

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"