Panuçi “fërkon duart”, Ivan Balliu në formacionin më të mirë të javës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 18, 2017 | 11:28

Panuçi “fërkon duart”, Ivan Balliu në formacionin më të mirë të javës

Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, Ivan Balliu është përzgjedhur në formacionin më të mirë të javës në Ligën 1 franceze nga gazeta prestigjioze “L’EQUIPE”, duke e vlerësur 25-vjeçarin me notën 7.

Balliu

Balliu shkëlqeu në krahun e djathtë të mbrojtjes në fitoren që skuadra e tij Metz arriti në transfertë ndaj Angersit me rezultatin 0-1.

Ivan Balliu Metz 2016

Forma e mirë që mbrojtësi po kalon me klubin e tij, mund t’i sjellë atij shansin e debutimin në ndeshjen ndaj Spanjës, kjo për shkak edhe të dëmtimeve të shumta në këtë repart. Ai pritet të marrë vendin e Elseid Hysajt, i cili do të zhvendoset në qendër të mbrojtjes.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"