Panuçi e pranon, vëllai i mbrojtësit të Kombëtares nuk dëshiron të luajë për Shqipërinë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 24, 2017 | 10:49

Panuçi e pranon, vëllai i mbrojtësit të Kombëtares nuk dëshiron të luajë për Shqipërinë

Ndryshe nga tonaliteti i deklaratës në konferencë ku u nervozua për pyetjen e bërë mbi lojtarët pa ekip në Kombëtare, Panuçi ishte miqësor me gazetarët pas daljes nga salla e mbledhjes. Diskret në bisedë, por gjithsesi italiani bëri me dije gjatë bisedës se është në tratativë për një sulmues nga kampionati zviceran.

Ajeti

Një lojtar shqiptar, të cilin po e bind. Sa i përket Albian Ajetit, la të kuptohet se futbollisti ka bërë me dije prej kohësh që nuk ka dëshirë të zgjedhë Shqipërinë. Ndërkohë, në bisedë ai ka shpjeguar se ndjek me shumë vëmendje çdo aktivizim të shqiptarëve kudo nëpër botë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"