Panuçi e paditi në Gjykatë, ish-presidenti Nishani: Ai s’mund të na japë leksione edukate, ‘lepuri fle tjetër kund’…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 15, 2018 | 17:10

Panuçi e paditi në Gjykatë, ish-presidenti Nishani: Ai s’mund të na japë leksione edukate, ‘lepuri fle tjetër kund’…

Të shumtë janë ata që e kritikojnë trajnerin Kristian Panuçi për mënyrën e lojës te Shqipëria, por ajo që ka më shumë rëndësi edhe për rezultatet aspak të mira. Gjithsesi, tekniku italian në vendon tonë, ka bërë bujë edhe për padinë ndaj ish-Presidentit të Republikës, Bujar Nishanit, për faktin se ky e fundit e quajti sharlatan pas humbjes ndaj Kosovës, dhe tashmë kërkon 100 mijë euro dëshmpërblim.

panuci nishani

Ditën e sotme, në një intervistë për InTV, është vetë Bujar Nishani, i cili vendos të flasë përsëri për këtë çështje. Unë e ndjek kombëtaren. Shikoni, zotëria që ka një përgjegjësi, padyshim është trajneri. Por përgjegjësia ka edhe hierarki dhe shpërndahet.

Unë nuk kam një polemikë fare me këtë zotërinë. Kam shprehur në një moment të caktuar, për shkak të disa rrethanave të caktuara, një opinion timin, në rrjetin tim personal social me miqtë e mi. Zotëria është ndier i ofenduar, dhe i është drejtuar gjykatës.

Unë do të ndjek procesin gjyqësor, sepse respektoj shtetin. Kam një merak, që nuk mund ta pranoj dhe përtyp. Personi në fjalë është njeriu më i papërshtatshëm për të na dhënë leksione edukate. Në një intervistë, menjëherë pas ndeshjes me Kosovën, që kishte edhe një reagim masiv pakënaqësie, ai ka përdorur një fjalë përpara kamerave, përpara familjeve shqiptare; ka përdorur një fjalor rrugaçërie.

Ai nuk është i pranueshëm në kodin shqiptar, por as në çdo kod të një shoqërie etike. Ky person, që bilbilos me këtë fjalor të papranueshëm, tenton të na japë edhe leksione edukate dhe qytetarie. Ky për mua është i papranueshëm, pjesa tjetër e çështjes do të shqyrtohet nga gjykata. Unë mendoj që nuk është faji i tij. Mendoj se “lepuri fle tjetër kund”, por ferra ku fle lepuri duhet kosituar. Ajo mbetet për t’u parë në ditët që vijnë” – deklaroi Nishani.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"