Panuçi e mori për herë të parë, portieri Selmani: Nuk e prisja, tani duhet të punoj akoma më shumë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 25, 2018 | 17:58

Panuçi e mori për herë të parë, portieri Selmani: Nuk e prisja, tani duhet të punoj akoma më shumë

Gentian Selmani, portieri i Laçit mori ditën e sotme një ftesë nga Panuçi për në Kombëtaren A, pas dëmtimit të Thomas Strakoshës. Për Supersport, i riu i talentuar flet për punën e madhe që ka bërë deri në këtë ftesë nga Panuçi.

Selmani

“Jam shumë i gëzuar për këtë ftesë. Ka qenë një ëndërr që kur kam qenë i vogël. Stafi e ka vlerësuar punën time, dhe nuk e prisja që një ftesë nga Kobmëtarja do më vinte kaq shpejt, në këtë moshë. Edhe nëse nuk do të kem minuta, për mua nuk do të jetë problem në këto sfida. Kam punuar shumë, por tani duhet akoma më shumë për ta mbajtur këtë vend.” – deklaroi Selmani.

Ai pati edhe një koment për finalen ndaj Skënderbeut në Kupën e Shqipërisë: “Shanset janë të barabarta, 50 me 50, do jetë një takim i fortë. Kemi punuar fort për këtë finale, pasi Kupa ka qenë objektivi jonë.”

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"