Panuçi e la jashtë listës, mesfushori reagon duke shënuar dygolësh

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 16, 2018 | 18:46

Panuçi e la jashtë listës, mesfushori reagon duke shënuar dygolësh

Kristian Panuçi ka lënë jashtë listës së lojtarëve të grumbulluar për miqësoren ndaj Norvegjisë edhe Astrit Ajdarevic.

ajdarevic

Ajdarevic luan me AEK-u në Greqi dhe debutoi në Kombëtare në miqësoren ndaj Turqisë. Mesfushori po kalon një moment të mirë në karrierë, megjithatë kjo gjë nuk ka mjaftuar që Panuci t’i dërgojë atij një ftesë për Kombëtare.

DYFzDvIX4AEsqBU

Ajdaraevic ka shënuar dygolësh në takimin miqësor që AEK-u fitoi 5-0 ndaj ekipit grek, Lamia, në ditën e sotme. Ajdareviç shënoi golin e parë që në minutën e dytë dhe golin e tretë në minutën e 44-t.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"