Panuçi befason sërish ndaj Uellsit, ja formacioni i mundshëm për miqësoren e nesërme

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 19, 2018 | 23:47

Panuçi befason sërish ndaj Uellsit, ja formacioni i mundshëm për miqësoren e nesërme

Pas lënies së grumbullimit të Kombëtares për arsye dëmtimi nga Binaku, Gjimshiti dhe Ndoj, Panuçi do të bëjë edhe disa ndryshime të detyruara në formacionin e nesërm ndaj Uellsit.

shqiperia

Siç raporton “Supersport”, tekniku italian mendohet se do ta nisë me Strakoshën nga porta, ndërkohë që Hysaj rikthehet në të djathtë të mbrojtjes. Veseli dhe Ismajli priten të jenë qendra e mbrojtjes, ndërsa në të majtë preferohet Dermaku.

Sa i përket mesfushës, Basha i rikthyer do të luajë përkrah Memushajt dhe Kaçes, kurse në sulm do ta nisë si titullar Bekim Balaj, i mbështetur si zakonisht nga Uzuni dhe logjikisht Grezda, që mund të mungojë vetëm për ndonjë arsye fizike dhe nëse gjakovari nuk ja del atëherë në vend të tij mund të aktivizohet Gavazaj.

Formacioni i mundshëm: Strakosha; Hysaj, Veseli, Ismalji, Dermaku; Kaçe, Basha, Memushaj; Uzuni, Grezda; Balaj

lineup

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"