Pankina e vetme pa trajner në Botërorin 2022 gjen “pronar”, Mazarri mbetet jashtë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 22, 2022 | 17:48

Pankina e vetme pa trajner në Botërorin 2022 gjen “pronar”, Mazarri mbetet jashtë

Valter Mazarri nuk do të ketë fatin të drejtojë një ekip kombëtar në Botërorin 2022 në Katar këtë dimër. Trajneri i njohur italian nuk ka qenë emri i përzgjedhur nga Maroku për të drejtuar përfaqësuesen nga drejtimi i të cilës u largua ai që i kualifikoi me lehtësi në këtë aktivitet, Vahid Halihoxhiç.

kupa e botes

Drejtuesit e Federatës së Marokut kishin përplasje me trajnerin e njohur dhe kështu vendosën që ta largonin nga drejtimi edhe pse ai ia doli t’i çonte në turneun më të lakmuar për përfaqësuese. Prej disa javësh kishte nisur kërkimi dhe Mazarri ishte një prej kandidaturave më të forta në qarkullim.

Por në fund është vendosur që t’i besohet një trajneri vendas, i cili njeh më mirë futbollin maroken dhe lojtarët që do të grumbullohen për aktivitetin në fjalë. Ualid Regragui, ish trajneri i Kazablankës, do të ulet në stolin e kombëtares së Marokut. Sipas mediave vendase, atij do t’i besohet një kontratë trevjeçare dhe jo me afat të shkurtër për të drejtuar ekipin vetëm në këtë aktivitet, siç ishte menduar fillimisht.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"