Pankina e Solskjarer po “dridhet”, Junajtid gjen në Itali zëvendësuesin e norvegjezit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 7, 2019 | 14:22

Pankina e Solskjarer po “dridhet”, Junajtid gjen në Itali zëvendësuesin e norvegjezit

Pankina e trajnerit të Mançester Junajtid, Solskjaer po “dridhet” akoma më shumë pas humbjes së djeshme 1-0, nga Njukasëlli.

solskjaer

Vetëm 9 pikë në 8 ndeshje e bëjnë shumë të vështirë situatën për norvegjezin, i cili rrezikon të shkarkohet që në fillim të tetorit.

Nëse situata nuk do të ketë përmirësim të menjëhershëm, Solskjaer do të largohet dhe klubi do të kërkojë për zëvendësuesin e tij.

Siç raporton “La Gazzeta Dello Sport”, Alegri është opsioni numër një për “djajtë e kuq”, për të marrë drejtimin e klubit.

Italiani është me eksperiencë të madhe dhe pëlqehet shumë nga klubi anglez.

/PANORAMASPORT.AL/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"