Paniku i Koronavirusit/ Komiteti i Emergjencës së FSHF-së publikon njoftimin e rëndësishëm

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 11, 2020 | 13:52

Paniku i Koronavirusit/ Komiteti i Emergjencës së FSHF-së publikon njoftimin e rëndësishëm

Nëpërmjet një njoftimi në faqen zyrtare, Federata Shqiptare e Futbollit ka bërë me dije se ka anuluar grumbullimet e Kombëtareve të moshave që ishin planifikuar në muajin mars. Kjo vendim është marrë për shkak të situatës kaotike me Koronavirusin.

ernest-muci-kombetaret

NJOFTIMI I FSHF-së:

Komiteti i Emergjencës në Federatën e Futbollit, në vlerësim të situatës së fundit të krijuar në vendin tonë dhe në vijim të konsultimeve me specialistët përkatës, ka vendosur anulimin e grumbullimeve dhe sfidave miqësore që ishin planifikuar për kombëtaret e moshave, si më poshtë:

  1. U – 15grumbullim rutinë, mes datave 16-20 mars;
    2. U-19, grumbullimi në Shqipëri në datat 24-31 mars 2020, lidhur me dy ndeshjet miqësore me Kosovën. Ndeshjet ishin parashikuar të luheshin në datat 29 dhe 31 mars 2020, dhe ky vendim merret në mirëkuptim me Federatën e Futbollit të Kosovës;
    3. U-20 grumbullim rutinë dhe miqësore me ekipet brenda Shqipërisë mes datave 25-30 mars 2020.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"