Panik te Shkumbini 2 ditë para fillimit të kampionatit, trajneri rezulton pozitiv me COVID-19

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 2, 2020 | 15:11

Panik te Shkumbini 2 ditë para fillimit të kampionatit, trajneri rezulton pozitiv me COVID-19

Një valë e dytë infektimesh është duke prekur futbollin shqiptar, në prag të startit te kampionatit për sezonin e ri. “Panorama” mëson se trajneri i Shkumbinit, Lorenc Pashja, ka rezultuar pozitiv me COVID-19.

PASHJA

Tekniku 43-vjeçar nuk ishte prezent ditën e djeshme në përballjen ndaj Tiranës e vlefshme për Kupën e Shqipërisë, për shkak se kishte shfaqur simtoma dhe ishte karantinuar menjëherë.

Kujtojmë që Shkumbini militon në Grupin A të Kategorisë së Dytë këtë sezon, teksa do të presë Tërbunin në javën e parë të kampionatit, në sfidën e planifikuar për t’u zhvilluar ditën e mërkurë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"